Loading...

Rama paralajmëron muxhahedinët: ‘Nëse duan luftë, të ikin nga Shqipëria’

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se muxhahedinët duhet të largohen nga Shqipëria nëse e përdorin vendin tonë për të luftuar kundër regjimit iranian. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane, Der Spiegel ku ka thënë se iranianët e kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen.

“MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur por me kusht që të mos e përdorin Shqipërinë për një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje”, është shprehur kryeministri Rama për Der Spiegel.

Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria nuk ka synim që të jetë në luftë me regjimin iranian dhe se nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikëpritjen tonë.

“Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar. E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.“, shton kreu i qeverisë.

Intervista e kryeministrit vjen disa ditë pasi Policia e Shtetit, me vendim të Gjykatës së Posaçme, ushtroi kontroll në ambientet e kampit të MEK-ut në Manëz./abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com