Loading...

Punonjësja e fasonerisë: Na detyronin të punonim me orar shtesë të papaguar!

Rreth 70 gra, punonjëse në një fasoneri në Fier, janë detyruar të lënë punën dhe të dalin në protestë disa herë, pasi prej 2 muaj e gjysmë nuk kanë marrë pagën e tyre. Ato ankohen se prej gushtit të kaluar kanë pasur vonesa të vazhdueshme të pagave, por dy muajt e fundit nuk janë paguar fare nga pronari i kompanisë private të rrobaqepësisë.

Një nga punonjëset e fasonerisë Ornela Bruhamaj, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ajo theksoi se punonin dhe me orë shtesë, por që nuk paguheshin për to.

Më tej ajo theksoi se pasi bën protestën i pushuan nga puna ndërkohë që nuk ua kanë dhënë rrogën për dy muajt e fundit.

“Dy muajt e fundit nuk jam paguar. Unë e kisha rrogën 380 mijë lekë të vjetra. Orari nuk ishte i zgjatur vetëm kur na detyronin që të punonim me orë shtesë. Nuk na paguanin për orarin shtesë. Tani nuk na kanë dhënë ndonjë arsye pse nuk na i ka dhënë pagat. Pas protestës na kanë pushuar nga puna”- tha ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com