Loading...

Pjesët e trupit të turistit rus gjenden brenda peshkaqenit që e sulmoi për vdekje

Ekspertët në Egjipt kanë gjetur pjesë trupi njeriu brenda peshkaqenit që plagosi dhe vrau një turist rus.

Grabitqari i oqeanit u gjet pak kohë pasi 23-vjeçari Vladimir Popov ishte ngrënë para turistëve të tmerruar. Peshkaqeni tigër u nxor nga deti në një rrjetë peshkimi përpara se të hidhej në plazh dhe të rrihej mizorisht në shenjë hakmarrjeje.

Ekspertët e kanë prerë peshkaqenin për të parë se çfarë kishte tjetër brenda. Përveç disa mbetjeve të turistit Popov, zorrët e peshkaqenit ishin ‘bosh’.

Dr. Mahmoud Dar, një profesor në Institutin Kombëtar Egjiptian të Shkencave Detare, tha se peshkaqeni femër mund të ishte provokuar për shkak të lindjes së fundit.

Peshku zbaton instinktin e tij natyror duke i vendosur të porsalindurit e tij në një vend të sigurt dhe nëse gjen ndonjë krijesë të gjallë, qoftë njeri apo tjetër, ai kalon në një gjendje agjitacioni dhe e sulmon atë, sepse ndihet i kërcënuar.

Babai i Popovit ishte një nga njerëzit që pa sulmin e tmerrshëm teksa ndodhej në breg të detit. Ai tha për mediat lokale:

Shkuam në plazh për t’u çlodhur, djali im u sulmua nga një peshkaqen. Gjithçka ndodhi në sekonda.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com