Loading...

Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës

Ish-godina e Hipotekës së Durrësit është përfshirë nga flakët pasditen e së martës.

Gazetarja Kloida Gjuzi raportoi se brenda ambienteve të ish-Hipotekës, që aktualisht funksionon si qendër tregtare ka rënë zjarr.

Ndërkohë, arkiva e Hipotekës është zhvendosur një vit më parë.

Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com