Loading...

Partia Socialiste feston sot 32-vjetorin, mungon Fatos Nano, Ruçi në krah të Ramës. Ministra, deputetë e kryebashkiakë të pranishëm

32-vjetori i PS-së ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve figura të njohura të PS-së, duke nisur nga ministrat, te deputetët dhe kryebashkiakët fitues në zgjedhjet e 14 majit.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pothuajse i fundit në sallë, teksa është ulur mes ish-kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNext
Në të njëjtin rresht dhe Taulant Balla, Erion Veliaj, Pandeli Majko, Niko Peleshi, Namik Dokle, Ethem Ruka etj. Ajo që bie në sy është mungesa e ish-liderit të PS-së Fatos Nano.

Kujtojmë se në 30-vjetorin e PS-së, Nano iu drejtua me një mesazh për të gjithë socialistët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com