Drejtimi i automjetit nga të miturit dhe rastet në rritje të fëmijëve qe shkaktojnë aksidente teksa ngasin automjete pa leje drejtimi duhet të hetohen nga Policia e cila në bashkëpunim me prindërit duhet të ndalojë këtë fenomen.
Një video qarkullon në rrjet ku duket një djalë i mitur që drejton mjetin në prezencë të nënës së tij.
Çuditërisht nëna ndjehet krenare me djalin e saj që tashmë është ‘burrëruar’ dhe drejton edhe mjetin.
Madje në një moment ajo thotë: “Kush me ben xhiro mua. Te vdes une sa mire e nget”.