Loading...

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim që fshihet pas konferencës live me gazetarët

Ambasadorja Yuri Kim, në mbyllje të mandatit të saj si diplomate në Shqipëri, zgjodhi të organizojë një konferencë për shtyp me gazetarët në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë.

Pas Shqipërisë, Kim do të marrë një detyrë të re në Departamentin Amerikan të Shtetit ku do të ketë përgjegjësi për të gjithë Europën.

“Në pozicionin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për gjithë Europën dhe kjo përfshin Shqipërinë. Ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam e kënaqur për këtë. E vërteta është kjo. Sikurse e shpreha, vërtetë jam prekur dhe ndryshuar nga përvoja ime këtu. Nëse kthehem në Shqipëri ose jo, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua”, u shpreh ambasadorja Kim.

Por në fund, ambasadorja amerikane dha edhe një mesazh përse zgjodhi që të organizonte këtë konferencë për shtyp live me gazetarët.

“Në mbyllje, më lejoni të them se arsyeja përse dëshiroja që të kishim së bashku këtë konferencë për shtyp që ta bënim live ta kishim në mënyrë të drejtpërdrejt lidhjen që të mos kisha shqyrtuar pyetjet që ju do të bënit, është që t’ju kujtoj të gjithëve për rolin kritik thelbësor që një media e pavarur ka në një demokraci, në një vend. Portalet mediatike mund të jenë biznes por gazetarët kanë përgjegjësi. Puna juaj si gazetarë është që të bëni pyetje të vështira për vendin tuaj. Dhe puna ime dhe puna e çdo zyrtari të lartë është që t’ju përgjigjet pyetjeve me vërtetësi dhe plotësisht. Secili prej nesh përdor teknikat tona. E rëndësishme është që japim përgjigje. Arsyeja është sepse unë ju respektoj ju sepse ju përfaqësoni njerëzit, përfaqësoni popullin”, deklaroi ambasadorja e SHBA Yuri Kim. /tvklan.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com