Alma Kaçi dyshohet se është vajza që filmua në zyrën e Safet Gjicit, në videon që qarkulloi me shpejtësi në rrjete sociale. Ajo përdori një kamera të vendosur në çantën e saj, e lënë përballë tavolinës ku u krye akti seksual, për të filmuar ish-kryebashkiakun e Kukësit.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se vajza është një agjente e mirëtrajnuar, për të nxjerr në pah epshet e papërmbajtura të zyrtarëve të lartë. Me origjinë ajo është nga Berati por jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal. Dyshohet se Alma Kaçi shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politkanë, njerëz të njohur e biznesmenë.
Qëllimi është mjaft i thjeshtë, grupi që e ka infilturar shantazhon më pas viktimat duke u vendosur gjoba.
Burimet jo zyrtare kanë thënë se vajza ka edhe video të tjera, edne të papublikuara me persona të njohur në Shqipëri. Alma Kaçi ka qenë e lidhur me zv.drejtorin e SHISH, Vladimir Elezi. Sot Elezi është drejtor i SHISH Kukës nga ku mendohet se lindi ideja për të filmuar Safet Gjicin.
Ndërkohë qarkullojnë informacone ende të pakonfirmuara se Alma Kaçi ishte vajza që u përdorë për të filmuar ish-drejtorin e Hekurudhës Genci Alizotin, në një komunikim erotik me telefon.
Alizoti ndërroi jetë 4 muaj më vonë, sipas nëj ataku kardiak, e të tjera zëra thonë se u vetëvra nga turpi. Nuk dihet ende se cila është lista e personave të ërfshirë në skandalet seksuale vetëm të kësaj vajze, pasi zëra shtohen çdo ditë për zyrtarë të përfshirë ngjarje të tilla.
E megjithatë, kjo nuk e justifikon faktin se një kryebashkiak duhet ta kthejë zyrën e tij në motel për të përmbushur epshet e tij seksuale. Përtej faktit se Alma Kaçi mund te jetë e punësuar dhe drejtësia mund të zbulojë rrjetin e gjobëvënësve, përgjegjësia bie mbi zyrtarët e lartë që joshen si skllevër ndaj trupit të femrës së parë që u hynë në zyrë.