Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një 40-vjeçar është vrarë nga bashkëfshatari i tij me armë gjuetie.
Protothema.gr shkruan se autori është një i moshuar 80 vjeç dhe se krimi ka ndodhur për një mosmarrëveshje në lidhje me pronat që dy bashkëfshatarët kishin me njëri-tjetrin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Agia Triadha në Ilia. Viktima ishte baba ii tre fëmijëve,
ndërsa banorët e fshatit shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë.