Loading...

Gruaja e martuar e akuzoi se e përdhunoi/ Flet Marjus Musaku nga burgu: E kam pasur të dashur por e kapa me shokun e burrit

Ersida Dyrmishi, 30 vjecarja nënë e dy fëmijëve u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj më datë 25.07.2022. Në dëshminë e saj, e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku nga data 25 korrik deri me 3 gusht. E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj.

Musaku nga parabaurgimi ka folur për “Shqipëria LIVE”, duke kërkuar lirimin, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që të qëndrojë në burg. Ai shtoi se e gjitha është hakmarrje e Ersidës, pasi ai e kapi duke e tradhtuar me shokun e burrit, me të cilin ajo ishte e martuar.

“Jam në gjenje të rënduar. Më janë shkelur të gjitha të drejtat. Kam dorëzuar si provë telefonin në gjykatë, dy telefona ku ka të gjitha bisedat me Ersidën.
I kam kërkuar gjykatës t’i hapë. Por janë fshirë se thanë nuk ka asgjë aty. E kam patur 1 vit e gjysmë të dashur. Janë me prova të gjitha.

Janë marrë në pyetje disa persona, psikologja e Ersidës. Në orën 14:00 deri në orën 16:00, çdo ditë me Ersidën shkonim në hotel. Ka dëshmuar dhe i zoti i shtëpisë ku qëndroja unë. Po vuaj, kam gjithë jetën para, kam një motër. Ersidën e kam kapur me shokun e burrit të saj.

Duhet të hapen dy telefonat, nëse unë jam fajtor të dënohem me varje. Çështjak a shkuar në gjykatë. Ka dalë ekspertiza.

Përgjimi i telefonit. Më është shtyrë gjyqi sepse janë duke mbrojtur njëri-tjetrin. Mungon një gjyqtar thonë. Unë dua vetëm të dalë drejtësia. I bëj thirrje ministrit Ulsi Manja të shikojë dosjen time. Nuk ka asnjë shkelje.

Ersida bashkë me burrin janë zhdukur nga Shqipëria. Kanë korruptuar gjykatësit.

Unë nuk kam komunikuar me asnjë. Unë nuk jam marrë asnjëherë në pyetje. Kam qëndruar 20 ditë në grevë që të më merrnin në pyetje dhe më kanë çuar në urgjencë. Nuk më kanë marrë asnjëherë. Ersida nuk është paraqitur kurrë në gjykatë.”- tha ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com