Loading...

‘E dij, Zoti merr më të mirët dhe më të mirë sesa ti nuk kishte’, dedikime prekëse për 35-vjeçari Arbër Ferati nga fshati Tragjas, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike

Personi që shihni në foton e mësipërm është 35-vjeçari Arbër Ferati, nga fshati Tragjas i Vlorës, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme.

I riu ishte duke korrur grurin me autokombanjë, teksa mjeti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Mjekët pretendojnë se ai ka ndërruar jetë në vend, teksa të kundërtën pretendojnë familjarët e tij, që sipas tyre e kanë transportuar me shenja jete me ambulancë në spital.
Irritimi i tyre dhe ndërhyrja e bluzave të bardha dhe policisë për të qetësuar situatën ka sjellë përplasje fizike. Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.

Miq, shokë dhe të afërm të Arbër Feratit kanë bërë dedikime prekëse për të në rrjetet sociale.

“E dij, Zoti merr më të mirët dhe më të mirë sesa Arbër Ferati nuk kishte😢

Arbri u nda nga jeta dje kur autokombanja u prek nga linja e tensionit në fshatin Tragjas, ishte në punën e tij, në rrugën e tij, në çdo të drejtë që ka secili nga ne për të punuar me dinjitet tokat e tij dhe të ndërtoj aty çdo ëndërr për të ardhmen…
Arbrit, ju ndërpe kjo e drejtë” shkruan një familjare e tij.

“Një lajm tejet trishtues , dhe tepër i hidhur , dhe ndjemë një dëshpërim të thellë shpirtror , për ndarjen nga Jeta aksidentalisht , të birit të Tragjasit në moshën 35 vjeçare , Arbër Jazo Ferati. Një dhimbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe të afërmit , por për gjithë banorët dhe komunitetin e Trsgjasit kudo që ndodhen.

Shpreh ngushëllimet e mia por edhe të kryesisë së shoqatës Atdhetare kulturore Tragjasin , familjes dhe gjithë të afërmëve për këtë humbje të rëndë e aksidentale. Qoftë i pa harruar në përjetësi kujtimi i Tij. U PREHT NE PAQE “ shkruhet në një postim tjetër.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com