Loading...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar u përfshi në një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në Breshia teksa udhëtonte me një motor Honda.

Sipas medieve italiane, shqiptari u përplas me një Volkswagen Passat dhe plagët që mori ishin shumë të rënda. Mëngjesin e sotëm, ai ka ndërruar jetë në Spitalin Civil të Breshias.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 20:00 në Leno, përgjatë rrugës provinciale 668.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari me motor e ka goditur nga pas makinën dhe nga përplasja e fortë ka përfunduar disa metra në ajër, para se të binte në tokë.

Mësohet se edhe shoferja e Passat-it ka përfunduar në spital e plagosur, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Albeu.com/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com