Loading...

Zhd ukja e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit në Sarandë, he timet marrin kthesën e fortë

Një vilë në Krekëz të fshatit Nivicë, Bashkia Himarë, rezulton të jetë një ndër pikat kryesore ku janë fokusuar hetimet e pol icisë dhe prokurorisë lidhur me zhdu kjen e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Pikërisht në këtë vilë është gjetur i fshehur edhe automjeti tip “Mercedes-Benz” me të cilin dys hohet se janë rr ëmbyer dy të zhd ukurit.
Burime bëjnë me dije se kjo vilë ishte dhënë me qira me ndërmjetësimin e 28-vjeçarit Sofokli Baxheri, punonjës i një agjencie imobilare, i arre stuari i vetëm deri tani, të cilin Pr okuroria e Sarandës e akuzon për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklaratat e rreme përpara oficerit të pol icisë gjyqësore”.

Kjo vilë, në pronësi të një emigranti me banim në Greqi, i është dhënë me qira pikërisht personave të dy shuar për rrëmbimin e “Koçoles” dhe Sulovarit. Me pronarin ka ndërmjetësuar përmes telefonit Sofokli Baxheri dhe palët janë dakordësuar për çmimin 500 euro/muaj.
Sapo kanë marrë vilën, sipas informacioneve të po licisë, banorët e rinj janë kujdesur të vendosin një rrjetë para portës me qëllim që askush mos të shihte se çfarë ndodhtë brenda rrethimit të saj, ndërkohë që sipas dëshmive, nga ajo banesë hynin e dilnin mjete të ndryshme si fuoristradë “Mercedes-Benz”, “G Class” ngjyrë e zezë, furgon tip “Ford” ngjyrë e bardhë, fuoristradë “Peugeot” ngjyrë e kuqe si dhe autovetura “Mercedes-Benz” me të cilën dysh ohet se kanë ndodhur dy krime, vendosja e eks plozivit tek banesa e Lefter Lefterit dhe rrë mbimi e zhd ukja e Leonard Thodhorit e Fatmir Sulovarit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com