Loading...

U martua pavarësisht paralajmërimit të shoqes, pas 13 vitesh zbuloi se burri kishte familje tjetër

Sava, një telefonuese nga Tirana në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, mendon se nëse rrethi shoqëror është në dijeni të tradhtisë së njërit prej partnerëve në një çift, duhet të flasë. Sipas saj, kjo është e nevojshme që personi tjetër mos të humbasë kohën dhe investimin në një marrëdhënie.

Ajo rrëfen një ngjarje ku e bija e vuri në dijeni shoqen e saj se personi me të cilin po dilte, ishte i martuar. Shoqja nuk e dëgjoi dhe pas 13 vjetësh mësoi se burri i saj kishte edhe një familje tjetër në Francë.
Nexhi: Vajza ime kishte një shoqe dhe një ditë e sheh në xhiro me dikë, një vajzë e mrekullueshme. Pas nja 2-3 ditësh e takon, e kishim në lagje dhe shoqe klase kishin qenë dhe i thotë “moj po ti çne me filanin? Jam fejuar “,thotë, një vajzë shumë e lumtur, e mrekullueshme. “Si je fejuar?” i thotë. “Kunata, motra e tij, e kishim në punë dhe më hyri për këtë. Çfarë thua ti, si të hyri kunata? Po”, thotë. “Ai është i martuar”, i thotë vajza, “është në Francë”. Ia tha direkt troç, më mirë një gënjeshtër e hidhur se sa të humbasin vitet e jetës e çdo gjë.

Megjithatë ajo s’ia vuri shumë veshin, shumë e lumtur me këtë, u martua, ai ikte-vinte nga Franca. Kjo mbante prindërit e tij, kishin edhe një minimarket të vogël dhe kjo punonte natë-ditë aty, lindi edhe një gocë, ky ikte-vinte nga Franca. Kishte ca fotografi në shtëpi, e dinte edhe shtëpia që ai ishte i martuar në Francë e kishte fëmijë, familja e vet dhe askush nuk i thoshte.

Nexhi: Po, po. Askush nuk i thoshte, thotë kjo “po mirë, po kjo fotografi këtu, e kujt është? Kjo është një kushërira jonë që i ka vdekur burri, që ka edhe fëmijët atje, ky ka dalë” e ku di unë, e gënjenin. Lindi edhe gocën, vajti goca 12-13 vjeç. Ai vazhdonte në Francë, kjo vazhdonte këtu.

Aldo: Kjo s’nuhaste gjë fare?

Nexhi: Fare. Njëherë për Vit të Ri se filloi pastaj të dyshonte, pas 13 vjetësh, pret biletën me gjithë gocën dhe shkon drejt e në Francë, drejt e në shtëpi. Kur shkon atje gjen gruan tjetër me fëmijë, normale që kthehet pastaj dhe aty mori fund çdo gjë. Po pas 13 vjetësh, ajo sot ka ndërtuar jetën e vet, është në Itali me dikë tjetër, por 13 vjet të jetës së saj shkuan kot./tvklan.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com