Vullkani Fuego në Guatemalë shpërtheu sot.
Shtylla vullkanike arriti një lartësi prej 6 kilometrash nga krateri dhe shiu i hirit ra në shtatë fshatra pranë.
Shërbimi i mbrojtjes civile deri më tani nuk ka dhënë urdhër për evakuimin e vendbanimeve. Vullkani ndodhet 35 kilometra larg kryeqytetit të vendit dhe është më aktivi në të gjithë Amerikën Qendrore.
Instituti i Vullkanologjisë i Guatemalës thekson se po monitoron nga afër evolucionin e aktivitetit.
Në qershor 2018, shp ërthimi i vullkanit Fuego shkaktoi vde kjen e të paktën 215 personave.