Është zhvilluar me debate emisionin “Open” . Gjatë fjalës së tij Roland Bejko u shpreh se humbja në zgjedhjet lokale të 14 majit tregoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet.
Gjithashtu ai theksoi se Berisha humbi në të gjithë Shqipërinë. Nga ana e tij gazetari Mentor Kikia tha se Partia Demokratike duhet të riorganizohet.
Pjesë nga debati:
Roland Bejko: Do të propozoj bashkimin e të gjithë të djathtës që jashtë foltores dhe të hapet edhe te shoqëria civile. Ne duhet të bashkohemi. Berisha humbi, Shkodrën gjithë Shqipërinë.
Arion Sulo: Humbi për fajin tuaj.
Roland Bejko: Ka humbur për ne? Shumë mirë që humbi për ne. Sali Berisha duhet të humbiste. U vërtetua që Berisha është i fortë, por i pamjaftueshëm për të ardhur në pushtet. Unë nuk kam thënë që jam shumica. Saliu humbi nga vetja dhe jo nga ne. Antiamerikanizmi i përfaqësuar nga Sali Berisha nuk triumfoi dot. Edi Rama sa të jetë Sali Berisha do të rrijë në pushtet sa të dojë. Ne do të rritemi.
Arion Sulo: U rritsh dhe u bëfsh edhe 100 inshalla.
Mentor Kikia: Duhet opozitë e re zotëri se e morët në qafë këtë vend. Hapni krahun të gjithë.
Roland Bejko: Po të doni ju ikim ne, siç iku Enkelejdi, ju mbani Sali Berishën dhe Ilir Metën. Gara ime ishte që ti tregoja popullit që ne jemi ndryshe
Mentor Kikia: Dhe populli ua tregoi të gjithëve, nuk doli nga shtëpia
Roland Bejko: Ne na kërkoi dorëheqje, ju mbani Saliun. Kur të keni Saliun në studio, o drejtor i madh, o yll që po mund Amerikën. Unë do të ndërtoj projektin tim, pa berishizmin, pa korrupsion.