Loading...

Prlot me rrëfimin drejtoresha e shkollës në Gramsh ku u v ra nxënësi 15- vjeçar: ‘Ishte fëmijë shembullor’

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në Gramsh ku 15-vjeçari Fatjon Bici hu mbi jetën nga god itjet me thi kë pas ko nfliktit me disa bashkëmoshatarë.

Kon flikti ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sh err që përfundoi në përdorimin e thi kës.

Drejtoresha e shkollë Ardiana Hasa tha në një intervistë për Euronews Albania se është shumë e prekur nga ngjarja dhe se adoleshenti i përfshirë në konflikt nuk ishte nxënës problematik.

Me lot në sy ajo tregoi se si e kishin njoftuar për ngjarjen dhe dhi mbjen e jashtëzakonshme që kishte përjetuar për një fëmijë si Fatjoni, që siç tha ishte shembullor.
“Fatjoni ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit, ka pasur fizkulturë, ka dalë nga palestra bashkë me mësuesin e fizkulturës, ka takuar roje dhe e ka pyetur për motrën e tij nëse ka ikur apo jo në shtëpi.

Pas 20 minutash më merr dikush në telefon dhe më thotë të është vrarë një nxënëse. Nuk di të them çfarë përjetova, shkova menjëherë në spital dhe më thotë mjeku që Fatjoni kishte mbaruar. Dhimbja ishte e jashtëzakonshme. Po më mbyt dhimbja, na kanë marrë jetën e një fëmije shembullor. Nuk kam qenë kurrë në dijeni që mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë ko nflikt. Para një jave prindërit e tij kërkuan të tërhiqnin letrat pasi do iknin në Greqi, dhe jam ndjerë e keqardhur që një djalë si Fatjoni do largohej. Jam e tro nditur. Për 9 vite në atë shkollë, asnjëherë nuk ka qenë fëmijë pro blematik”, tregoi ajo./Euronewsalbania

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com