Loading...

Ngjarje makabër në Vlorë/ Dhunoi vjehrrën dhe nipin e saj e tentoi t’i digjte të gjallë, dëshmia e të moshuarës: ‘Ish-dhëndri më vuri duart në fyt dhe…’

Një ngjarje e rëndë e ndodhur këtë fundjavë në fshatin Llakatund të Vlorës, ku ish-dhëndri nga Kosova, shkoi në mesnatë në banesën e vjehrrës dhe tentoi ta vriste atë duke e mbytur në shtrat pabesisht, e duke dhunuar barbarisht nipin e saj vetëm 14 vjeç.

Emisioni “Me zemër të Hapur” e moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ka trajtuar ngjarjen që ka tronditur komunitetin.

E gjitha duket se ka ndodhur si pasoje e konflikteve të herë pas hershme mes vajzës së të moshuarës dhe Haki Barjamit nga Kosova.

Çifti prej vitesh bashkëjetonte në Kosovë dhe kishin sjellë në jetë një djalë që sot është 1 vjeç.

Por te dy vinin nga martesa të mëparshme edhe kishin fëmijë. E moshuara rrëfen për redaksinë e emisionit “Me Zemër të Hapur” se prej kohesh vajza e saj dhunohej nga dhëndri si dhe se ai shfrytëzonte nipin e saj 14-vjeçar, fëmijë nga martesa e mëparshme e bashkëjetueses.

E dhunuara rrëfen mes dhimbjesh dhe plagësh se dhëndri tentoi ta vriste duke i vënë duart në fyt. Sipas saj ai mendoi se e vrau, pasi e moshuara humbi ndjenjat.

I njëjti person, më pas dhunon dhe 14-vjeçarin dhe i vë flakën shtëpisë për t’i djegur të dy brenda.

Nipi 14-vjeçar nxjerr nga dritarja gjyshen dhe i shpëton jetën, ndërsa e moshuara tregon se shkak i gjithë kësaj ngjarje ishte largimi dhe martesa e vajzës së saj pasi u nda nga Haki Barjami, pasi ky i fundit i mori me forcë fëmijën vetëm 1 vjeç dhe nuk e ktheu më.

Por duket se zanafilla është që nga largimi i saj nga banesa dhe aborti i një fëmije që Haki Barjami nuk e pranoi dot kurrë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com