Loading...

Ngjarje e rëndë në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se opinioni publik është tronditur nga një vrasje e dyfishtë në Paese, në provincën e Trevisos. Burrë e grua, 63-vjeçari Lino Pestrin dhe 58-vjeçarja Rosanna Trento, janë gjetur të pajetë brenda shtëpisë së tyre.

Vrasësi i dyshuar është identifikuar si Massimo Pestrin, 51 vjeç, me profesion roje sigurie, vëllai i Linos.

Burri u dërgua në kazermën e Karabinierëve në Treviso. Sipas asaj që rezultoi nga burime hetimore, ai kishte vrarë bashkëshortët me pistoletë.

Dy vëllezërit jetonin në shtëpitë fqinje, në të njëjtën pronë bujqësore në zonën e Trevisos ku ndodhi tragjedia. Krimi, sipas informacioneve fillestare, kishte ndodhur për shkak të sherreve familjare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com