Loading...

Mësuesja gjendet e vdekur pranë të dashurit, policia dëgjon të qarat e forta të foshnjës 10-muajshe

Një mësuese në Florida u gjet e vdekur pranë të dashurit të saj, ndërsa vajza e saj e mitur mbeti e vetme duke qarë.

Amanda Hicks, 26 vjeç, u gjet e vdekur të shtunën, më 27 maj së bashku me të dashurin e saj.

Policia shkoi në shtëpinë e Hicks në qytetin juglindor të Floridës, pasi një nga anëtarët e familjes i kërkoi që të shkonin për të kontrolluar mirëqenien e saj dhe të partnerit të saj. Pasi arritën ata gjetën derën e mbyllur, ndërkohë që dëgjonin të qarat e vajzës së vogël.

Përmes një dritare, policët panë se dy të rriturit ishin të shtrirë, pa shenja jete. Ata arritën të hapnin derën dhe morën foshnjën nga krevati i saj.

Foshnja, e identifikuar më vonë nga anëtarët e familjes si vajza 10 muajshe e Hicks, tani është në duart e një anëtari të familjes, sipas deklaratës së policisë.

“Mendohet se nëna u vra nga partneri i saj dhe më pas ai u vetëvra”, tha policia.

Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se si u vra çifti. Amanda Hicks ishte mësuese e cila i jepte mësim klasës së gjashtë.

Fqinjët që ndodheshin pranë shtëpisë së çiftit janë shprehur se ata kishin një marrëdhënie normale dhe nuk kishin vënë re asnjë shqetësim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com