Loading...

Kër cënoi me ar më zj arri një person, këngëtari i njohur shqiptar përfundon në polici

Reperi i njohur, Mozzik, duket se po përballet me disa telashe së fundmi, teksa mediat raportojnë se ai ka përfunduar në Polici dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërcë nuar një person tjetër me ar më zja rri.

Sipas gazetës “Sinjali”, Gramoz Aliu, të cilin të gjithë e njohim si Mozzik, është paraqitur në komisariatin e Policisë në Ferizaj më 16 maj dhe është marrë në pyetje nga autoritetet.

Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një person, në të njëjtën lagje të qytetit, aty ku edhe banon.

Sipas informacioneve të para, Mozzik ka debatuar dhe ka kryer kanosjen me ar më zja rri në afërsi të shtëpisë së vi ktimës, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin.

Në deklaratën e tij para hetuesve, lidhur me denoncimin që është bërë kundër tij, artisti ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, duke shtuar se armën nuk e ka ekspozuar fare.

Megjithatë, raportohet se për shkak të dyshimeve të ngritura, është urdhëruar sekuestrimi i ar mës që ai posedon, të cilën Mozzik e ka me leje.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hetimin e rastit ndaj reperit në drejtim të dy veprave penale “Kan osje” dhe “Përdorim i ar mës”.

Gjithsesi pritet një reagim nga reperi në lidhje me këtë rast ose nga avokati i tij, për të sqaruar më tej situatën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com