Agjencia e Mbikëqyrjes Po licore ka arre stuar dy efektivë po licie të forcës “Shqiponja” në Tiranë, pasi aku zohen për marrje ryshfeti. Mësohet se të arrestuarit janë dy inspektorët:
-Andi Çelmeta 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Po licisë Tiranë;
– Hashim Xhixha 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Pol icisë Tiranë.
Dy punonjësit e po licisë u kapën në flagrancë, duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e gjobës. Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sek uestruan shuma prej 1420 eurosh, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.
Njoftimii plotë i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Pol icore Rajoni Tiranë ka arre stuar në fl agrancë 2 punonjës pol icie, të dy shuar për kryerjen e veprës pe nale “Korru psion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Të arre stuarit janë:
– Inspektor A.C., 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Po licisë Tiranë;
– Inspektor, H.XH, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Po licisë Tiranë.
Arre stimi u krye pasi këta punonjës po licie u kapën në flag rancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të li gjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të ab uzimit apo shkeljes së l igjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.