Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kë rcënuar sërish Shqipërinë, pas arre stimit të Fredi Belerit në Himarë dhe lënies së tij në bu rg nga gjykata e Vlorës dy ditë më parë, dosje e cila tashmë i kalon Strukturës së Posaçme Kundër Kr imit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjatë një intervistë ditën e djeshme, ai ka kërcë nuar se arr estimi i tij do të ndikojë si në raportet mes dy vendeve, ashtu dhe në integrimin e Shqipërisë. Madje dhe ka k ërcënuar se nuk i toleron të tilla akte. “Unë shkova si kryeministër para disa kohësh në Himarë dhe theksova se Greqia do të ndihmojë minoritetin etnik. Shqipëria duhet ta dijë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, nuk do të toleroj qëndrime të tilla në kurriz të minoritetit tonë etnik”, theksoi ai.
Po ashtu edhe më herët, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës, pas arrestimit të kandidatit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe vendimin e Gjykatës së Vlorës për ta lënë në bu rg. Gjatë një interviste Mitsotakis u shpreh se ky vendim do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe në kursin e vendit tonë për anëtarësimin e tij në BE. “Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ndodhi me Fredi Belerin. Unë shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova që Greqia do të mbetet gjithmonë një mbështetëse e pakicës kombëtare greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar. Shqipëria duhet ta dijë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, do të ndikojë si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në rrugën e saj drejt BE-së. Unë nuk do të pranoj një sjellje të tillë ndaj pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë një ndikim të rëndësishëm për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën kishim thënë se do ta mbështesim”, nënvizoi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Mediat greke sul mojnë Xhaçkën
Ndërkohë mediat greke vijojnë të shkruajnë dhe raportojnë për arrestimin e Fredi Belerit. Ajo që ka irrituar grekët është qëndrimi i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Kjo e fundit ju kundërpërgjigj Athinës Zyrtare, duke kërkuar që të respektojë drejtësinë shqiptare. Por për “Protothemën”, ministra shqiptare p provokon tension. “Menjëherë pasi Ministria e Jashtme greke foli për një vendim skandaloz, kreu i diplomacisë shqiptare bëri deklaratë të re që tensionon klimën. “ I bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk tregojnë respekt për institucionet e pavarura të vendit tonë”, është mesazhi i ri provokues i Olta Xhçakës”, shkruan gazeta greke.
Çfarë ka ndodhur?
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri do të qëndrojë në bu rg. Ka qenë ky vendimi i dhënë këtë të shtunë nga Gjykata e Vlorës. Gjy kata gjithashtu shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes. Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore.
Vetë Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti. Beleri akuzohet për shit-blerjet votash, për zgjedhjet lokale që u mabjtën dje. Nga ana tjetër, Greqia vijon të turfullojë për arrestimin e Fredi Belerit. Kandidati i Metës dhe Berishës në Himarë u la në burg për blerje votash dhe dosja e tij u dërgua në Prokurorinë e Posaçme. Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për krime zgjedhore, por kjo ka tërbuar grekët. Ministria e Jashtme greke ka reaguar dy ditë më parë në faqen e saj zyrtare në internet, ku e cilëson skandaloz arrestimin dhe mbajtjen në burg të tij. Madje ajo kërcënoi se ky akt do të ndikojë në raportet mes dy vendeve. “Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, njoftoi ministria greke.