Loading...

Gentian Zenelaj i revoltuar: 14 vite kam jetuar në baltë, para një jave erdhën më shtruan rrugën

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, i revoltuar ka komentuar premtimet dhe mënyrën që politikanët po ndjekin në këtë fushatë elektorale.

Ai u shpreh se fushata ka degraduar në vetëm dy fjali, premtime për ritje pagash si dhe tallava, duke lënë anash hallet e vërteta të popullit dhe duke i fyer qytetarët.
Gjithashtu aktori tha se rruga e lagjes së tij prej 14 vitesh ishte në gjendje katastrofike, ndërkohë u desh fushata që ajo të ndërtohej vetëm brenda 24 orëve.

Pjesë nga biseda:
Genti: E kanë nisur me tramvajë me trena, me helikopterë, me aeroporte etj dhe sot fushata ka degraduar në pikën ku thuhet vetëm dy fjali: Vini re!Vini re! Rritje rrogsh me 30%. Titi fut tallavanë, Pra s’ka më, fushatë elektorale fare. Nëse më parë mund tëp remtojë nëj tramvaj, por jepet mne projekt, me shifra, sot ka vetëm dy fjali: Rritje rroge me 30% dhe fut tallavanë.

Donaldi: Po nuk e di sa qëndron kjo që thua ti Gent, sepse populli është i kënaqur duaktroket

Genti: Unë e kuptoj por është pak fyese ta trajtosh popullin si popull tallavaje. 14 vite që jeton të rruga ‘Ndre Mjeda’, 14 vite që më futet balta në shtëpi. Pra kush e njeh rrugën e di si është rruga Ndre Mjeda, Parku i Autobusave është një tmerr i madh. Dhe kam 14 vite që jetoj aty dhe papritur zgjohem një ditë të bukur në mëngjes dhe shikoj që lagjja ime ishte shtruar me asfalt brenda 24 orëve. Para një jave.

Dhe gjëja që më acaron më shumë është kjo, që unë kam 14 vite që jetoj në mes të baltës dhe ti më lë 14 vite të jetoj në mes të baltës për një rrugë që e bën për 24 orë. Pra ti ke 14 vite që më merr taksat kot dhe ti pretendon se unë me këtë të të jap votën, por gjallë në botë s’ta jap. Ajo që ndërtohet për 24 orë do prishet për 24 ditë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com