Loading...

Ende mister fati i dy të zhd ukurve në Sarandë/ Flet miku i ‘Koçoles’ dhe Sulovarit: ‘Trupat u futën në furgonin e bardhë, ekzekutimi mund të jetë kryer në Xarë’

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhd ukur në Sarandë zbuloi në studion e Euronews Albania pamjet ekskluzive të mjetit të fundit ku është parë miku i tij. Nga pamjet shihet në një pikë karburanti në Qafë Gjashtës, afër Sarandës, një mjet tip Benz, i cili ndjek një furgon.
Në sediljen e parë të Benzit shihet Fatmir Krasniqi, i cili duket i qetë. Në të njëjtën pikë karburanti, shihen pas një ore e 10 minuta përsëri të dy mjetet, por me ndryshimin se mjetit Benz i janë ndryshuar targat dhe i janë vendosur targa greke.
Gjini tha se nga kërkimet e tyre private dys hohet se Fatmir Sulovari alias Krasniqi, si dhe Leonard Theodhori janë vr arë në Xarë dhe trupat janë futur në furgon për të mos lënë shenja ADN-je.

“Miqtë të Koçoles dy shojnë se vendi ku mund të ketë ndodhur ekze kutimi i dy djemve është Xara. E kam bërë atë rrugë vetë me ecjen normale të një shoferi, koha e bollshme e një shoferi është një ore e gjysmë. Atëherë pyetja është pse u është dashur ky furgoni i bardhë. Nëse në Xarë ka ndodhur një ekz ekutim i vetmi mjet që mund të mbajë dy trupa dhe mund të pastrohet kollaj, që është vetëm llamarinë, është vetëm një furgon i hapur, askush tjetër. Çdo mjet tjetër me sedilje me rrobë lë gjurmë ADN-je”, tha Gjini./EuroNews Albania

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com