Loading...

E rëndë/ I mituri ‘zh vesh’ shoqet e klasës dhe poston fotot në rrjet

Inteligjenca Artificiale duket se po hyn në jetën e çdokujt dhe po i shtyn njerëzit përtej limitve.

Një rast i rëndë abu zmi me këtë teknologji, ka ndodhur në Greqi, ku një i mitur e ka shfr ytëzuar për të krijuar imazhe të papërshtatshme për dy shoqet e tij të klasës.

Bëhet fjalë për një 15-vjeçar, i cili ka modifikuar fotot e dy shoqeve të klasës, duke i bërë ato të duken sikur kanë qenë duke pozuar të zhv eshura.

15-vjeçari mori dy foto që vajzat kishin postuar në rrjetet e tyre sociale dhe i futi në një program, i cili skanon imazhet dhe, përmes një algoritmi, percepton formën dhe përmasat e trupit të zhve shur që i përshtatet pothuajse në mënyrë të përsosur – siç pretendojnë krijuesit e tij, për secilën prej tyre. Kështu supozohet të zbulohet trupi i zh veshur.

Më pas, foto ai i shpërndau në një grup që kishte me shokët e tij të shkollës, e po ashtu në një faqe në Instagram.

Sipas mediave greke, një nga faqet e internetit më të njohura që përdor programe të ngjashme është Deepsukebe. Në veçanti, kjo faqe përdor një teknologji të re që lejon përdoruesit të “zhve shin” njerëzit e famshëm, si dhe njerëzit fqinjë.

Pas de noncimit të bërë nga prindërit e vajzave, i mituri është arre stuar nga po licia.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com