Toksiologia Suela Xhufi, tha se një bimë që gjendet në Afrikë është çudibërëse përsa i përket pastrimit të toksinave në trupin tonë.
E ftuar në Euronews Albania, ajo tha kjo bimë është një gjethe e cila ka një efekt shumë të lartë te trupi i njeriut.
Më tej ajo shtoi se personi që e konsumon duhet të rrijë 24 orë në shtëpi.
“Spiroli, Klorelia dhe Simosi, që nuk gjendet në Shqipëri por niveli i pastrimit që ajo ka në trup është shumë i lartë, gati 80%. Për parazitët është një bimë afrikane që quhet ‘Bima e Patës’, është një gjethe që gëlltitet. Efekti i pastrimit është shumë i lartë. Unë i porosis nga jashtë. Personi që e pi fillimisht duhet të rri 24 orë në shtëpi, nuk duhet të dalë”- tha ajo.