30-vjeçarja Mimoza Arapi ka humbur kontaktet me familjarët e saj ditën e djeshme më 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit.
Në momentin që është larguar nga banesa në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat e reja mbante të veshura rroba të zeza dhe një jelek, po ngjyrë të zezë.
Ajo është nënë e tre fëmijëve, ndërkohë gjatë momentit që është larguar nag shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më.
Familja ka bërë një denoncim në policinë e Beratit ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.
Nr. familjes: +355 69 424 3810