Loading...

22-vjeçarja pa patentë çan postbllokun e policisë dhe shkakton kaos në rrugë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçare të dehur, e cila ka shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit me makinën e saj. Mësohet se e reja nuk kishte as patentë për drejtimin e makinës, por kjo nuk e ka penguar që të çajë një postbllok policie duke bërë “drift” në rrugët e Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, kur policia i bëri me shenjë një 22-vjeçareje që të ndalonte, por ajo ia ka shkelur gazit me qëllim që të largohej nga policia duke shkaktuar edhe aksident në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Policia bëri arrestimin e saj dhe tashmë vajza duhet të përgjigjet për drejtim makine pa patent, kundërshtim të forcave të rendit dhe shkaktim aksidenti.

“S. D., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. /albeu.com

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com