Po licia e Sarandës ka arr estuar një 28-vjeçar i identifikuar si Sofokli Baxherri, pasi dy shohet se ka dijeni për emrat që fshihen pas zhd ukjes së 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.
Rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes forcat e pol icisë kanë ndaluar shtetasin S. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.
Ndaj tij Gj ykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arre st në b urg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, të kryera nga grupi i posaçëm i DVP Vlorë dhe i Komisariatit të Po licisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me kallëzimin e familjarëve të shtetasve L. Th. dhe F. S., për humbjen e kontakteve me këta shtetas, që prej datës 06.04.2023, është arr estuar shtetasi: S. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arr est në bu rg”, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të po licisë gjyqësore”.
Vijojnë he timet e thelluara, në drejtimin e Prokurorisë, për sigurimin e provave, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.
Ndërkohë, shërbimet e Po licisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, për gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S”, tha po licia./Opinion.al