P olicia kanadeze ka nisur hetimet për gr abitjen e një sasi të madhe ari në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos, i cili shpesh herë përdoret për të magazinuar materialin e rrallë të nxjerrë nga minierat në Ontario.
Sipas të dhënave paraprake, gr abitësit dy shohet se kanë marrë ar me vlerë 15 milionë dollarë dhe sende të tjera me vlerë. Kontejneri me vlerë të lartë mbërriti në aeroport në mbrëmjen e 17 prillit dhe u transportua në një objekt ku depozitohen zakonisht mallrat me vlerë.
Po licia beson se pikërisht në këtë vend ka ndodhur edhe gr abitja. Kjo vje dhje mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë kanadeze, duke përfshirë këtë dhe grabitjen e 3000 tonëve shurup panje në vitin 2012, e cila vlerësohej më shumë se 12 milionë dollarë.
Inspektori i Pol icisë Stephen Duivesteyn tha se ekipi hetimo po shqyrton të gjitha pistat dhe e përshkroi incidentin e së hënës si të izoluar. Ai tha se kontejneri i avionit ishte rreth 5 metra katrorë në madhësi, por nuk pranoi të thoshte se sa peshonte.
Toronto Sun raportoi më herët, se po licia mendonte se grupet e kri mit të organizuar janë përfshirë në këtë gra bitje të rëndë.