Vajza në foto, është 28-vjeçarja e cila u mbajt e mbyllur dhe u dhu nua për 1 javë nga partneri i saj, Gleard Gusholli.
E reja është vajza e dy emigrantëve nga Tirana, dhe ka lindur në Gjermani. Aty përfundoi studimet për infermieri dhe po aty njohu edhe personin që për pak desh i mori jetën. 28-vjeçarja ka treguar se njohja e tyre nisi në Gjermani, aty ku e ndihmoi pasi e gjeti në gjendje jo të mirë në spital.
31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare, e cila u rikthye në banesë më 1 Prill.
Po ashtu, Policia ka vënë në pranga edhe 4 miqtë e Gushollit të cilët nuk kallëzuan krimin dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.
Torturoi dhe mbajti të mbyllur të dashurën e tij për 1 javë, ky është 31-vjeçari nga Tirana
Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte./Dosja.al