Loading...

Temperaturat e prillit ‘sfidojnë’ pranverën, ja kur do t’i hiqni xhupat

Vranësirat do të vijojnë me reshjet e herëpashershme dhe borën në zonat malore. Kështu bëri me dije Hakil Osmani nga Meteoalb.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se moti do të përmirësohet nga e marta e në vijim.

“Më pas, e premtja në pjesën tjetër të ditës dhe gjatë fundjavës,

parashikohet të kemi shpeshtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë edhe reshje. Vetëm në zonat e thella malore parashikohet të ketë sërish rënie të flokëve të borës,” – u shpreh Osmani.

Temperaturat do të pësojnë rritje nga e marta e në vijim me vlerat maksimale që mund të shkojnë deri në 22 gradë Celcius. Një rënie me 2-3 gradë pritet gjatë fundjavës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com