Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen;
në zona malore 1 deri 18°C
në zona e ulëta 3 deri 23 °C
në zona bregdetare 7 deri 24 °C
Në fundjavë priten temperatura 26 deri 27 gradë.