Loading...

Rama në Kamëz: Kush fut në bashki gomarin me vesh të gjata, ta harrojë mbështetjen e qeverisë

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar këtë të shtunë në Kamëz kërkoi votën e qytetarëve për Rakip Sulin.

Kreu i qeverisë, gjëtë fjalës së tij tha se nëse Bashkinë e Kamzës e fitojnë kundërshtarët, nuk do të ketë mbështetje nga qeveria për projektet.
“Këtu është puna për gomarin që do merrni t’ju shërbejë. E doni gomarin me kurriz të fortë siç është ky gomari këtu apo e doni gomarin me dy veshët e gjata. Si e doni? Unë them që zgjedhja është shumë e thjeshtë këtë herë dhe është më e thjeshtë se asnjëherë tjetër.

Dhe po ju them dhe një gjë tjetër dhe po ja u them shumë troç. Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë qeverinë. Ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mundet kurrë të na vënë përpara faktit të kryer medemek në emër të votës dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur non grata jo nga unë, jo nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA.

Dhe është e habitshme se si ithtarët e demokracisë, ithtarët e lirisë, ithtarët e ndryshimit që këtu në Kamëz kanë një vatër të madhe, që vjen nga historia ta pranojnë këtë sfidë. Me SHBA do luftojmë? Po kjo nuk është luftë, ky është turp dhe këtë turp ne Shqipërisë nuk ja lëmë në fytyrë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com