Balina Bodinaku ka qenë një nga opinionistet e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”. Edhe pse këtë edicion ajo nuk është më në rolin e opinonistes, shpesh shprehet në rrjetet e saj sociale, duke dhënë mendimin mbi banorët e këtij viti.
Shumë pak ka mbetur nga finalja e madhe, kë sheh Balina fitues të këtij edicioni? “Ne e dimë fituesin pak a shumë. Duke lexuar angazhimin e fansave dhe të publikut mendoj se fituesi është Luizi dhe ka njëfarë kohe që dihet. Kjo gjë e ka prekur lojën, ka një mungesë të madhe të ambicies së banorëve të tjerë. E kanë nisur lojën më të dembelosur këtë vit dhe me shumë agresivitet. Nisi me vrull që ditën e parë, por tani ka rënë shumë”, u shpreh ajo.
Më tej, Balina zbulon mungesën e saj këtë sezon, duke na lënë të kuptohet se shkak nuk është bërë një krisje mes saj dhe produksionit, por gjendja e saj shëndetësore. “Kur mu bë ftesa për të qenë opinioniste kisha një problem shëndetësor, isha në spital”. Më tej, ajo ka komentuar edhe sjelljen e Kiarës, pas hyrjes në shtëpi për herë të dytë. “Deri diku është normale sjellja e saj. Doli, e pa çfarë ndodhi dhe hyri brenda me një qëndrim krejt tjetër. Nuk e kishte më merakun për t’u dukur goca e mirë. Dyshja finaliste mund të jetë Dea-Luiz. Një koment të fundit ajo ka pasur edhe për opinionistët e këtij viti.
“Ne i marrim në konsideratë komentet, i shohim si sukses. Ne privohemi të themi diçka pasi e dimë që do të na sulen me komente negative. Ky ‘show’ është më i madhi, më i ndjekuri, është normale që do komentohet. Nuk do ishte BBV kaq i rëndësishëm nëse nuk do të kishte kaq njerëz që do të komentonin. Ekstrem dhunues këtë vit komentuesit. Askush nuk është i mbrojtur virutalisht, nuk ka kontroll, ka një tifozeri që godet këdo për kritikën më të vogël. Vjet unë isha shumë e prekur, ndërsa këtë vit janë më shumë të prekur. Ndjehet dhuna në lëkurë”, u shpreh ajo .