Lajm i hi dhur për bluzat e bardha, pasi ka ndë rruar jetë në moshë 33-vjeçare infermierja Valdete Gjon Dodaj.
Lajmin e hi dhur e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, ku shkruan se Dodaj vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur të fitojë.
Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.
“U shkëput nga zinxhiri infemieror kolegia jonë e dashur Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!🙏🙏🕊🕊” shkruan Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.