Kastriot Dallaku, obstetër gjinekolog tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shtatzënitë në moshën mbi 40-vjeçare kanë gjasa të kenë më shumë komplikacione si për fëmijën ashtu edhe për nënën.
Ai tregoi se pacientet në këto mosha informohen paraprakisht për rreziqet që mund të vijnë nga shtatzënia dhe vendimet mjekësore merren në mënyrë të përbashkët.
Mjeku solli rastin e një gruaje që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë në moshën 46-vjeçare.
“Kemi pasur raste edhe në moshën 46-vjeçare, një grua që kishte fëmijën e tretë, kishte dy vajza dhe priste djalin. Kemi pasur edhe raste të tjera në moshë më të madhe, jo me fëmijën e parë.
Nga ana mjekësore, mosha e pacientes nuk ka shumë rëndësi mjekësore nëse është fëmija i parë apo i dytë, pasi rreziqet e komplikacioneve janë të njëjta”, tregoi mjeku.