Dasara Karaiskaj është një personazh mjaft i hapur, ndonse kështu ka vendosur të jetë edhe për jetën e saj private.
Në emisionin “Shije Shtëpie”, ajo pranoi se ish-partneri e kishte lënë për një vajzë 10 vite më të re.
“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën. Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”, tha Dasara.
Por, a do ta kishte falur nëse ai do t’ia kishte treguar? Ajo thotë Po, sepse do të kishte ruajtur familjen.