Loading...

Çobanë, muratorë dhe bujq nga India, ekspertja e punësimit: Do t’i sjellim si familje që të mos arratisen!

Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika ka treguar se për shkak të mungesës së punëtorëve në tregun e punës në Shqipëri, po punësohen çobanë, muratorë dhe bujq nga Nepali, Sri Lanka dhe India.

E ftuar në “Panorama e Mëngjesit”, ajo u shpreh se synojnë që punonjësit nga jashtë t’i sjellin familjarisht që të mos arratisen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.
Punëtorë nga Nepali në Shqipëri

Eksperte punësimi, Kumrie Zika: “Ka mungesa në bujqësi, kryesisht në bujqësi po bashkëpunoj për t’i sjellë nga Nepali, Sri Lanka, në fushën e ndërtimit nga India. Jemi në hapat e parë, do e finalizojmë pas dy muajsh, do të jenë në Shqipëri.

Fusha e bujqësisë është e paprekur, kërkohen punonjës, nuk arrijmë që ta mbulojmë me shqiptarë ndaj domosdoshmërisht duhet të marrim të huaj. Njerëzit nga Sri Lanka janë njerëz që punojnë dhe e njohin mirë bimën, çështjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Nuk do i marrim nga qyteti atje për t’i sjellë në fshat këtu.

Do marrim edhe çobanë nga jashtë, por jo si individ, si familje. Kur një fermë këtu kërkon që t’i mbahet ferma nga një familje e huaj, i sjellim një familje dhe të qëndrojnë në fshat.

I bën më të qëndrueshëm në Shqipëri. Kur i sjellim tek e tek arratisen në vende të Evropës, kështu që më mirë t’i sjellim si familje që mbas 2 vitesh i dërgojmë ne në Evropë, por jo të arratisen.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com