Koalicioni ‘Bashkë fitojmë’ do të nisë sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në orën 12.00, në Arenën Kombëtare, liderët e 4 partive në koalicion do të shpalosin programin e tyre, ndërsa pritet një fjalim nga kryedemokrati Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kandidatët që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit.
Koalicioni përbëhet nga Partia Demokratike (Sali Berisha), Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia për të Bashkimi për të Drejtave të Njeriut.
Megjithatë edhe pse jo në koalicion, shumë nga aleatët e PD-së janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë kandidatët në qarqe.
Fushata e opozitës nis sot, deri më 12 maj, pasi më 13 është disa e heshtjes zgjedhore, ndërsa më 14 maj, qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.
Deputeti demokrat, Tritan Shehu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në çeljen e fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një mesazh në ‘Facebook’ Shehu theksoi se demokratët kthehen sërish në stadiumin ‘Air Albania’ dhe këtë herë jo për t’u ringritur por për të fituar më 14 maj.
MESAZHI I SHEHUT Perseri sot ne ate Stadium! Kete here jo thjesht per tu ringritur! Por per te fituar me 14 Maj! Te gjithe se bashku ne mesdite! Numerimi “mbrapsht” ka filluar tashme. Kudo, qe nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra, Permeti…. Tirana, Durresi, Elbasani, Lushnja, Kukesi, Shkodra… Ne te gjithe Shqiperine!