Loading...

A do të rriten rrogat në privat? Ja si përgjigjet Ministrja e Financave dhe Ekonomisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tha në një intervistë se rritja e pagës mesatare në 900 euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë lekë në vit.

Ibrahimaj u shpreh se ky është një vendim nga i cili do të preket pa diskutim edhe sektori privat.

“I vetmi instrument që ka qeveria në dorë për të ndikuar në sektorin privat është rritja e pagës minimale.

Historia ka treguar se me rritjen e pagës minimale ka pasur një rritje edhe të pagës mesatare.

Rritja e pagës mesatare në sektorin publik do të ndikojë edhe në rritjen e pagës mesatare ne sektorin privat pasi sektori publik do të jetë në konkurrencë me atë privat”, tha ministrja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com