Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Bashkim Tahiri ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare pas një “lufte” me sëmundjen e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur ta fitojë dhe mëngjesin e sotëm ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Babai i ish-ministrit prej disa vitesh vuante nga leucemia, por sëmundja ishte përkeqësuar vitin e fundit duke i marrë edhe jetën. Bashkim Tahiri ishte farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije edhe familjarët e tij në një postim në faqen zyrtare të Saimir Tahirit. Në njoftim thuhet se varrimi bëhet sot, ora 11:00.
Postimi i plotë:
O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!
Njoftim nga Familja:
Varrimi bëhet nesër datë 16 Mars, ora 11:00
Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302.