Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman do të shkojë në Ruanda për marrëveshjen prej 140 milionë paundësh e Britanisë për dërgimin e azilkërkuesve andej nga kanë ardhur.
Braverman do të riafirmojë angazhimin e saj në marrëveshjen e arritur në prill 2022 nga paraardhësja e saj Priti Patel, e cila deri më tani nuk ka mundur të arrijë qëllimin e qeverisë për të penguar kalimet e pali gjshme me gomone.
“Ruanda është një vend dinamik me një ekonomi të lulëzuar. Më ka pëlqyer ta vizitoj vetë, dy herë, dhe mezi pres ta vizitoj sërish,” tha Braverman.
Kjo e fundit do të takohet me politikanë të lartë të Ruandës dhe do të vizitojë objektet e ngritura si pjesë e Partneritetit të Migracionit dhe Zhvillimit Ekonomik, i cili është pjesë integrale e projekt- ligjit të ri të migracionit të paligjshëm.