Loading...

E rrallë/ 23 vjet pas djalit, vjen vajza. Djali e përlot me surprizën

Aida Jani është e reja shqiptare që ka një histori tepër të veçantë. Ajo është bërë nënë për herë të dytë, pas 23 vitesh nga lindja e parë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, së bashku me vajzën Argisën, Aida ka ndarë të gjitha emocionet e përjetuara deri në momentin që i tha të birit 22-vjeçar që do të bëhet me një motër.
“Unë jam bërë nënë për herë të parë 19 vjeç dhe ishte një gjë shumë e bukur. Mosha ishte shumë e re dhe nuk e kam ndjerë ashtu siç ndjen një nënë e pjekur, por gjithsesi e kam jetuar shumë. Jemi rritur të dy me Kristianon në çdo hap, unë mësova më shumë nga ai, se ai nga unë.

Dëshira ime dhe e bashkëshortit ka qenë që të kishim tre fëmijë, por ndodhën disa probleme në shtatzëninë e dytë. Edhe duke dashur t’i bëja afër, kisha shumë dëshirë, nuk shkoj çdo gjë ashtu siç duhej, edhe shtatzënia e dytë ishte një patologji e vështirë. Nuk u kuptua menjëherë dhe rrezikonte goxha shumë, nëse do kalonte edhe pak, rrezikoja edhe unë jetën, shyqyr ndërhym në kohë. Ndërhyrja ishte goxha e vështirë, doktorët menduan se nuk do të mbetesha më shtatzënë. Mbas çunit, mbeta 4 herë shtatzënë. Mbas katër herësh, e lam pak në heshtje dhe kur jam vizituar herën që doja të tentoja, doktori më tha: ‘Mos e merr më mundimin se mund të rrezikosh’.

Unë jam munduar ta kem shok, Kristianon mbi të gjitha. Ne e kemi ndarë bashkë çdo gjë dhe pjesa më e vështirë për mua ka qenë që do i thosha Kristianos që jam shtatzënë. Ndoshta mosha se ai ishte shumë i rritur, punonte ndërkohë që ishte edhe në shkollë. Unë isha 42 vjeç kur e linda vajzën, Kristiano ishte diku 22 vjeç. Duke qenë se u mësuam me atë iden që do të ishim vetëm me një fëmijë, e lam pezull atë pyetjen, a do të doje të kishe edhe një. Ndihesha edhe unë keq pastaj. Ai ishte në atë moshë që kishte edhe një shoqe dhe njerëzit kujtonin se ishte vajza e tij kur dilte”, rrëfeu ajo.

Mirëpo, Kristiano, i cili tashmë jeton jashtë Shqipërie, e surprizoi të ëmën në studio dhe padyshim foli për raportin me motrën e vogël.

“Ndonjëherë më duket sikur motrën e kam bërë vetë. Unë ja plotësoj të gjitha. Na ka ndryshuar jetën, është kështu antistres. Kur jemi duke fol me kamera se unë jetoj jashtë, nuk ta var ndonjëherë dhe kur unë i them që të kam blerë ndonjë lodër, aty menjëherë flet. Raportet me të fejuarën time i ka shumë më të mira se unë”, tha ai i emocionuar./abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com