Carlo Doglioni, president i Institutit të Sizmiologjisë dhe Vullkanologjisë në Itali tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia për tërmete të tjera.
“Fakti që pati një të rmet në Turqi nuk e përjashton faktin që mund të ketë tërmete të tjerë në Itali, Shqipëri apo zona të tjera të Mesdheut.
Është një sasi energjie që toka duhet çdo vit ta konsumojë dhe kjo gjë vjen edhe përmes të rmeteve,” – u shpreh Doglioni.
Një tërmet tr agjik g oditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 vi ktima dhe mijëra të pla gosur.
Epiqendra e tër metit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tër mete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrë noja.