Loading...

Paralajmërimi i fortë nga sizmiologu britanik: Do ketë mijëra pasgoditje

Një sizmiolog ka paralajmëruar se Turqia dhe Siria mund të përballen me mijëra pasgoditje për javët apo muajt e ardhshëm. Duke folur për Sky News pak para goditjes së tërmetit të dytë, 7.5 ballë, Stephen Hicks, nga University College London, shpjegoi se 11 minuta pas tërmetit me magnitudë 7.8 të mëngjesit të sotëm, u regjistrua një pasgoditje prej vetëm një njësie me magnitudë më pak.

Ai tha se pasgoditjet më të fuqishme zakonisht vijnë së pari, por shtoi se askush nuk mund të “përjashtojë plotësisht” që një tjetër me përmasa të ngjashme të godasë përsëri, përcjell Telegrafi.

Ai ka theksuar se ekziston gjithashtu një “shans shumë i vogël që të ketë një tërmet tjetër më të madh se goditja kryesore”.

Por “ne nuk mund ta përjashtojmë plotësisht këtë”, tha Hicks.

“Do të ketë dhjetëra dhe mijëra pasgoditje që do të ndodhin ende në javët apo muajt e ardhshëm, por ato gradualisht do të jenë me intensitet më të ulët me kalimin e kohës”.

Hicks shtoi se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se kur do të ndodhë një tërmet, dhe ky ishte “lloji më i keq”, që zgjati rreth 100 sekonda.

“Është një tërmet shumë i cekët nën një zonë shumë të populluar dhe në një rajon ku ndërtesat thjesht nuk mund ta durojnë këtë nivel të lëkundjes”, tha ai.

“Kur flasim për tërmete kaq të mëdha, epiqendra nuk është një pikë e vetme. Në fakt ka ‘shpërthyer’ përgjatë një çarje prej rreth 400 km”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com