E nisëm punën duke iu lutur Zotit të shpëtonim sa më shumë jetë; kështu e fillon rrëfimin e tij Shkëlzen Satri, pjesëtar i ekipit të parë të vullnetarëve shqiptarë që mbërritën për të asistuar përpjekjet e kërkim shpëtimit në qytetin e Malatya-së, pas tër metit shka tërrimtar që go diti Turqinë në 6 shkurt.
Për mediat vendase, ai tregoi sesi iu bashkuan menjëherë punonjësit të emergjencës në kërkimet për jetë mes grumbujve të betonit e hekurishteve. Nebi Mucaj, drejtuesi i ekipit, pohoi gjithashtu përjetimet e këtyre ditëve, dh imbjen e dr amën që shpalosej para syve të tyre pas çdo pirgu mbeturinash që lëviznin.
“Momenti më pr ekës, jo vetëm për mua, por për të gjithë pjesëtarët e ekipit ishte përqafimi i përjetshëm nën rrë noja i një babai dhe djalit të tij. Ishte shumë e dhi mbshme për të gjithë ne. Në fillim, pamë dorën e fëmijës dhe ndërsa vazhduam të gërmojmë ngadalë u zbulua edhe trupi i të atit. Ishte si ai kujdesi i përditshëm i babait ndaj fëmijës ne jetë me dashuri.
Ne u kthyem në dëshmitarë të këtij përqafimi pafund”, ishte rrëfimi pr ekës i tij. Mucaj kujton dhe një cast tjetër drithërues; atë kur gjetën foton e një cifti të ri, të porsamartuar.
“Ajo foto më dr ithëroi zemrën, në atë moment mendova se jeta është e shenjtë dhe e përkohëshme. Duke parë atë lumturi, atë buzëqeshje mes rrë nojash, gurët që kishin rënë mbi atë foto, me vuri në mendime. Ajo fotografi është skalitur tani në kujtesën time, më duket sikur e kam në zemër”, shton ai.