Loading...

Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme

Java e ardhshme parashikohet të jetë java më e ftohtë e këtij dimri. Rryma atmosferike e ftohtë, e quajtur Nikola vjen nga Rusia dhe pritet të mbërrijë nga hëna e 6 shkurtit edhe në vendin tonë.

Moti i acartë karakterizohet nga erërat e ftohta që do të prekin një pjesë të madhe të territorit, duke shkaktuar rënie të menjëhershme të temperaturave të cilat do të arrijnë deri në -10°C në zona të caktuara.

Parashikimet e motit për javën e ardhshme flasin për reshje dëbore edhe në lartësi të ulëta, gjë që nuk përjashton mundësinë që të ketë borë edhe në Tiranë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com