Një punonjës i Amazon nga Baltimore, Maryland, ka fituar një çmim plot 50,000 dollarë (41,500 £) në llotari, pasi kishte blerë nga një biletë për vetëm 5 dollarë. Por kjo ishte fitorja e tij e dytë radhazi në këtë llotari.
Burri fatlum 56-vjeçar kishte marrë më herët 30,000 dollarë nga një biletë e ngjashme në janar, tha Maryland Lottery në një deklaratë.
Mësohet se ai e kishte blerë biletën në një dyqan që shet pije alkoolike, tha organizata.
Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, tha: “Unë po shikoja biletën dhe thashë se kjo nuk mund të jetë e saktë”, duke treguar mos besim.
“Telefonova të dashurën time për ta parë. I thashë: “Më thuaj që nuk jam i çmendur”. Ajo vetëm më tha: ‘E pabesueshme!’
Ai tha gjithashtu se nuk kishte vendosur se si do t’i shpenzonte paratë e fituara, por se paraprakishte ka menduar të shkojë me pushime me të dashurën e tij për ditëlindjen e saj të 60-të.
Ai po konsideronte gjithashtu blerjen e një makine të re.
Çmimi 50,000 dollarë ishte fitorja më e madhe e mundshme për biletën gërvishtëse prej 5 dollarësh.
Loja – Crazy 8s – jep qindra mijëra çmime, por shumica variojnë nga 5 deri në 1000 dollarë./BBC